Andry Rajoelina. Foto: Profili i tij zyrtar në Facebook

Presidenti i Madagaskarit shpërndan parlamentin që ta shmangë shkarkimin

Presidenti i kritikuar i Madagaskarit, Andry Rajoelina, ka shpërndarë parlamentin përpara mocionit të planifikuar të votimit për shkarkimin e tij, raporton BBC.

Nuk është e qartë se ku ndodhet ai – të hënën në mbrëmje iu adresua kombit drejtpërdrejt në Facebook nga një “vend i sigurt”.

Këto zhvillime vijnë pas disa javësh me protesta të udhëhequra nga një grup të rinjsh të njohur si Gjenerata Z e Madagaskarit

Një gjeneral i lartë i ushtrisë thotë se forcat e sigurisë po punojnë së bashku për të ruajtur rendin

Një njësi e fuqishme ushtarake mbështeti protestuesit, duke dobësuar kontrollin e Rajoelinës mbi pushtetin.

Ai kishte deklaruar të dielën se po bënte përpjekje për ta marrë pushtetin

Rajoelina është një sipërmarrës dhe ish-DJ i cili herë ka qenë pjesë e pushtetit e herë e opozitës që nga viti 2009.

Ai fitoi pushtetin atë vit duke rrëzuar presidentin e atëhershëm, Marc Ravalomanana, në grusht shtetin e mbështetur nga ushtria. Në moshën 34-vjeçare, Rajoelina fitoi titullin e udhëheqësit më të ri të Afrikës, duke qeverisur për katër vjet, pastaj duke u rikthyer përsëri në pushtet pas zgjedhjeve të vitit 2018.

Udhëheqësi me fytyrë foshnjore kishte fituar popullaritet me shpejtësi, pjesërisht falë energjisë dhe stilit të tij të zgjuar të fushatës.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com