Foto: Presidenca e Shqipërisë, Tiranë, 11.04.2024

Presidenti Begaj takoi një delegacion nga parlamenti suedez me orgjinë nga Kosova

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur një delegacion nga parlamenti suedez me orgjinë nga Kosova.

Sipas njoftimit të Presidencës shqiptare, Begaj takoi Adnan Dibranin, deputet Socialdemokrat, i cili kandidon për eurodeputet dhe në vijim do të zëvendësohet nga Arbër Gashi.

Begaj thuhet se përgëzoi përfaqësuesit suedezo-shqiptarë për arritjet e tyre politike si dhe për kontributin në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke veçuar kontekstin e ri pas anëtarësimit të Suedisë në NATO.

“Presidenti evidentoi rolin dhe kontributin e vlerësuar të Suedisë, si në kuadër të integrimit të vendit tonë në BE, edhe për ndihmën dhe asistencë suedeze për zhvillim. Ndërkohë, marrëdhëniet shumë të mirë politike duhet të përkthehen në një bashkëpunim të shtuar ekonomik dhe në rritje të investimeve suedeze në Shqipëri” – thuhet në komunikatën e lëshuar më 11.04.2024.

Foto: Presidenca e Shqipërisë, Tiranë, 11.04.2024

“Gjatë bashkëbisedimit vëllazëror me dy politikanët e rinj shqiptarë, të cilët kontribuojnë në një vend mik si Suedia, u nënvizua mesazhi mbi rëndësinë e angazhimit të gjeneratës së re të politikanëve, me vision të qartë mbarëkombëtar dhe vlera euroatlantik” – përfundon komunikata e Presidencës së Shqipërisë.