Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Premtimet e kandidatëve të Drenasit për emërimin e grave në drejtoritë komunale

Kandidatët për kryetar të komunës së Drenasit kanë dhënë premtimet e tyre për emërimin e grave në drejtoritë komunale.

“50-50, qysh e thotë ligji”, ka thënë Arta Ahmeti Xhylani nga AAK.

“Varësisht prej nivelit profesional dhe meritokracisë”, ka thënë Driton Ajazi nga Demokratët për Drenasin,

“Jemi mirë se 50 për qind e kemi gra dhe vajza. Këtë përfaqësim synojmë ta bartim edhe në qeverisje”, ka thënë Fejzi Kiqina nga LVV.

“Tashmë këtë e kam bërë, gruaja në Drenas ka rol të jashtëzakonshëm dhe do ta vazhdoj edhe në mandatin tjetër”, ka thënë Ramiz Lladrovci nga PDK.

“Synojmë 50 për qind”, ka thënë Xhavit Drenori nga Iniciativa Qytetare “Green për Drenasin.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Drenasit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar/e të komunës së Drenasit: Arta Ahmeti Xhylani nga AAK; Driton Ajazi nga Demokratët për Drenasin; Fejzi Kiqina nga LVV; Ramiz Lladrovci nga PDK dhe Xhavit Drenori nga Iniciativa Qytetare “Green për Drenasin”.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Drenasit: Edolina Plakiqi nga AAK; Egzona Tërdevci nga LVV; Egzona Jetullahi nga PDK; Erstina Nika nga LDK; Heroina Krasniqi nga Iniciativa Qytetare “Green për Drenasin dhe Sadete Hysenaj nga Demokratët për Drenasin.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.