Prebreza: Kompanitë e Evropës e shohin Kosovën si ‘Outlet’

Hulumtuesi i BIRN-it, Visar Prebreza, në emisionin “Kallxo Përnime” ka deklaruar se tregtarët që e sjellin mishin në Kosovë nga vendet evropiane apo ndërkombëtare e shohin Kosovën si ‘Outlet’.

Sipas Prebrezës, Kosova importon mish e produkte që janë pak para daljes së afatit.

“Sa i përket mishit, unë mendoj se shumë shqetësuese është edhe importi. Ne kemi pasur në vitet e kaluara kur AUV i ka zënë mish që ka ardhë prej Belgjikës, por që ka qenë me afat të skaduar. Tregtari që e ka sjellë mishin në Kosovë ka deklaru që kompanitë e Evropës e shohin Kosovën si vend ‘Outlet’ e që mishin pak para përfundimit të afatit e sjellin në Kosovë. Deri në çfarë afati ka të drejtë AUV me ndalë mishin para se me i kalu afati. Sepse nëse i ka edhe dy javë afat, qysh janë gjasat që ai mish me u përpunu, me dal në treg, me u shit si sallam ose si suxhuk”, ka deklaruar Prebreza.

Sipas AUV, Ligji në Kosovë e mundëson që produktet të shiten deri në ditën e fundit të afatit.

www.kallxo.com