Postoi vozitjen e shpejtë në ‘Tik-Tok’, gjobitet 300 euro nga Policia

Një person në Viti është gjobitur nga Policia e Kosovës, pasi i njejti kishte postuar fotografi në ‘Tik-Tok’, ne të cilën shihej se kishte vozitur me 140 km/h në zonën e lejuar prej 80 km/h.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i njejti është gjobitur me 300 euro, tri pikë negative dhe masë mbrojtëse në afat prej tre muajve.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë” – thuhet në njoftimin e Policisë.