Posteri i Kadri Veselit bie mbi një veturë në Prishtinë

Një poster elektoral i kandidatit të PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli ka rënë mbi një automjet i cili ishte në qarkullim.

Sipas një qytetari i cili ka dërguar fotografi në KALLXO.com, incidenti ka ndodhur në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë.

Në pamje shihet së automjetit i ka shkaktuar dëme, saktësisht thyerjen e pasqyrës së kahut të majtë.

Gjithashtu shihet së në vendin e ngjarjes është edhe Policia e Kosovës.

KALLXO.com është duke pritur përgjigje nga Policia e Kosovës lidhur më këtë rast.