Policia sekuestron armë e thika në rajonin e Prishtinës - FOTO

Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se brenda dy ditëv ka sekuestruar katër armë të zjarrit, fishekë, thika e gjësende të tjera.

Gjatë ditës së djeshme dhe të sotme në disa lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës, Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy revole të tipit ZORAKI të kalibrit 9 mm, një revole të tipit ZEV të  kalibrit 9 mm, një armë të shkurtë, 43 copë fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Po ashtu janë sekuestruar 3 thika të ndryshme, 1 shufër metalike si dhe një sasi e substancës që dyshohet se është kanabis.

Policia ka thënë se ndaj të dyshuarve për secilin rast ndaras, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale – armëmbajtje pa leje,  ndërkaq për rastin e fundit  për  – posedim narkotikësh.