Foto: Policia e Kosovës

Policia sekuestron armë dhe municion në Janjevë të Lipjanit

Një person ka përfunduar prapa grilave të shtunën pasi forcat e rendit gjatë kontrollit kanë gjetë dhe sekuestruar municion armësh.

Rasti ka ndodhur në Janjevë të Lipjanit.

“Njësitet policore të Lipjanit, sot kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtine për urdhër-kontroll në një lokacion, lidhur me dyshimet e bazuara për posedim armësh” – thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës.

Policia njoftoi edhe çfarë ka gjetë gjatë kontrollit tek i dyshuari.

“Tre granata dore, një armë automatike AK-47, dy pistoleta, 120 fishekë të armës, AK-47, cal. 7.62 mm, 7 fishekë të pistoletës, cal. 7.65 mm, dy karikatorë të armës AK-47, dje dy karikatorë të pistoletës” – vijon njoftimi.

Nga ana e policisë është arrestuar një person i dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndaj tij është iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve.