Policia e Kosovës

Policia po heton vdekjen e një gruaje nga Obiliqi

Policia e Kosovës njofton se familjarët e një gruaje nga Obiliqi, pas disa problemeve shëndetësore e kanë dërguar për tretman mjekësor në fshatin Prelluzh të Vushtrrisë.

Sipas Policisë, më pas nga aty viktima është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor me autoambulancë në Graçanicë, ku nga mjekët përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Policia raporton se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.