Foto: KALLXO.com

Policia me aksione në disa lokacione për rastin e grabitjes në Suharekë

Një person i dyshuar për grabitjen në argjendarinë në Suharekë dyshohet se është vrarë gjatë ditës së sotme.

Burime të KALLXO.com bëjnë më dije se gjatë aksionit të Policisë së Kosovës është plagosur edhe një zyrtar policor.

Siç mësohet operacioni policor është duke u zhvilluar në disa lokacione. Me aq sa është bërë e ditur aksioni po zhvillohet në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe në Suharekë.

KALLXO.com është duke provuar të marr përgjigje zyrtare nga Policia, ndërsa përgjigja e vetme është marr nga ana e prokurores së rastit është se do të dalin me një komunikatë për media.

Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic. Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

Gjykata e Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim për dy të dyshuarit në lidhje me rastin e grabitjes në një argjendari në Suharekë.

Të dy të dyshuarit, Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri, dyshohen për ndihmë në kryerjen e grabitjes së armatosur. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit gjatë një seance paraprake në Gjykatën e Prizrenit, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Raportimet e KALLXO.com lidhur me rastin grabitjes në Suharekë mund t`i lexoni duke klikuar në LINK .

Dyshohet se është vrarë një i dyshuar për grabitjen në Suharekë, plagoset një polic