Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e këtij personi

Policia e Kosovës po e kërkon një person i cili dyshohet se u përfshi në veprën penale – organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Përmes një injorimi, forcat e rendit kërkojnë nga qytetarët të cilët dinë ndonjë informacion në lidhje me të, të lajmërojnë policinë.

“Hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Gjilan, pas marrjes së aporovimit nga prokuroria, kërkon bashkëpunim me qytetarë në sigurim të informatave që do të qonin në arrestimin e të dyshuarit për përfshirje në veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të pa ligjshëm’”, thuhet në njoftim.

Fjala është për Femija Kastratin nga Petroci i Kamenicës.