Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për shpërdorim të pasurisë së huaj

Policia e Kosovës ka publikuar një fotografi të një të dyshuari dhe ka kërkuar nga qytetarët të ndihmojnë për identifikimin e tij.

Ai është i dyshuar për veprën penale – shpërdorimi i pasurisë së huaj, e cila ka ndodhur më 22 korrik të vitit 2023 në një dyqan në qendrën tregtare “Prishtina Mall”.

“Kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Fotoja e të dyshuarit të shpallur në kërkim, Foto: Policia e Kosovës

Rreth publikimit të fotografisë së të dyshuarit, Policia ka njoftuar se e ka autorizimin nga Prokuroria.

Qytetarët që kanë informacione për të dyshuarin mund të kontaktojnë Policinë në numrin 192, apo adresat zyrtare në rrjetin social, Facebook dhe në email adresën: [email protected].