Policia jep detaje për xhaminë që u dogj dje në Magure

Një xhami në fshatin Magure të Komunës së Lipjanit është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar një shtetas i huaj dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Policia nuk ka treguar rolin e shtetasit të huaj në zjarrin e ndodhur në xhami ndërsa.

Sipas njoftimit të policisë dje rreth orës 9 e 05 të mëngjesit në rrethana të panjohura xhamia kishte marrë flakë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve intervenuar për ta shuar zjarrin.

Rasti është iniciuar si zjarrvënie.

KALLXO.com raportoi gjatë ditës së djeshme për rastin e djegies së xhamisë.

Digjet xhamia në Magurë të Lipjanit