Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia jep detaje për vdekjen e 35-vjeçares që ra nga kati i dytë i ndërtesës në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për 35-vjeçaren që vdiq pasi ra nga një ndërtesë në rrugën “Nexhip Dragaj” në Mitrovicë.

Në raportin policor thuhet se e njëjta dyshohet se ka tentuar të bëj vetëvrasje duke u hedhur nga kati i dytë i banesës.

35-vjeçarja kishte pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Policia ka thënë se dyshohet se viktima kishte pasur probleme mendore.

Sipas Policisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është raportuar se viktima ka vdekur.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” – thuhet në njoftim të policisë.