Policia jep detaje për të shtënat me armë në drejtim të policëve dje në Zveçan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në fshatin Izvor të komunës së Zveçanit, derisa njësitë policore ishin në detyrë, të dyshuar deri më tash të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë.

Sipas Policisë, në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 26 gëzhoja të armës së zjarrit.

Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa rasti sipas policisë, është nën hetime.

Kujtojmë se të shtëna me armësh janë dëgjuar disa herë gjatë muajve të fundit në pjesën e Mitrovicës Veriore.

Gjithashtu disa sulme në drejtim të policisë kufitare janë regjistruar në javët e fundit ndërsa ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla i ka cilësuar sulmet si akte terroriste nga persona të dyshuar të cilët deri më tani ende nuk janë identifikuar pasi që nuk ka ndonjë njoftim zyrtar në lidhje me këto raste.

 Të shtëna armësh dëgjohen në një fshat të Mitrovicës Veriore, policia në vendngjarje