Ilustrim

Policia jep detaje për plagosjen aksidentale në Suharekë, i dyshuari me viktimën janë familjarë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është ndaluar për 48 orë, pasi që dyshohet se në mënyrë aksidentale ka plagosur me armë zjarri një familjar të tij, në fshatin Sopijë të Suharekës.

Sipas Policisë, dy persona dje rreth orës 15:00 kishin dalë në vreshta në fshatin Sopijë dhe kanë gjuajtur me armë zjarri, ndërsa aksidentalisht njëri ka plagosur tjetrin me armë zjarri në këmbë.

Në vendin e ngjarjes, sipas Policisë, janë sekuestruar edhe 2 revole me fishek, kurse i dyshuari e ka pranuar se aksidentalisht ka plagosur familjarin e tij.