Policia jep detaje për incidentet në Zubin Potok dhe Zveçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda në Qendrën e Regjistrimit në Zveçan, kanë gjetur dy mjete shpërthyese që dyshohet se janë hedhur nga disa qytetarë.

Organet e rendit kanë thënë se ekipet përkatëse, kanë asgjësuar në mënyrë të sigurtë e të kontrolluar mjetet e dyshuara.

Lidhur me rastin, është njoftuar Prokurori i cili i cilësoi rastet si vepra penale “Posedim, kontrollim i pa autorizuar i armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“.

Ndërkaq sa i përket zjarrvënies në ndërtesën e Kuvendit Komunal në Zubin Potok, Policia ka thënë se dyshohet që fillimisht zjarri ka përfshirë ambientet përdhesë.

Policia ka shtuar se ekziston dyshimi që zjarri ka prekur ambientet e Qendrës së Ministrisë së Brendshme të Kosovës dhe Bibliotekën e Shtëpisë së Kulturës.

Hetimet për këto raste janë duke vazhduar.

Digjet Qendra e Regjistrimit në Zubin Potok