Policia e Kosovës

Policia jep detaje për aksidentin fatal të martën në rrugën Prishtinë - Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti fatal nga i cili vdiq një person dje në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur saktësisht në fshatin Konjuh të Lipjanit.

Në aksident u pëfshin një veturë dhe një kamion me targa vendore.

Sipas Policisë, viktima ka qenë pasagjer i kamionit përderisa drejtuesi i veturës ka presuar lëndime.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti vazhdon të hetohet.