foto: Ilustrim

Policia gjeti 80 krerë lopë në Ferizaj, dyshohet të jenë të kontrabanduara

Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj zbuluar 80 krerë gjedhë (lopë e viça) në fshatin Gërlicë të Ferizajt, që dyshohet të jenë të kontrabanduara.

“Policët nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të shoqëruar edhe nga njësitet reaguese të stacionit policor të Ferizajt, në përkrahje edhe të Njësisë së Reagimit të Shpejtë nga Drejtoria Rajonale Policisë në Ferizaj  kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në numër të konsiderueshëm , prej 80 krerë gjedhë (lopë e viça)”, thuhet në njoftim.

Në lidhje më këtë, thuhet më tej në njoftim, janë njoftuar të gjitha organet kompetente: Prokuroria Themelore e Ferizajt, Policia Kufitare, Dogana e Kosovës dhe AUV.

Ky aksion i policisë së përbashkët po vazhdon akoma.