Ilustrim

Policia e Shqipërisë me operacion të gjerë kundër kultivimit të kanabisit

Policia e Shqipërisë  ka njoftuar se ka finalizuar operacionin “Koordinimi”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, si dhe të armëmbajtjes pa leje.

“Si rezultat i një pune disamujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, , për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, nga strukturat e Policisë, në bashkëpunim me ato të SHÇBA-së, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Krujë, u ekzekutuan urdhrat e ndalimit të lëshuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, për shtetasit H. K., 35 vjeç, G. K., 32 vjeç, L. K., 27 vjeç, N. M., 40 vjeç, Y. M., 25 vjeç, E. L., 25 vjeç, S. Z., 39 vjeç, A. F., 47 vjeç, H. M., 33 vjeç dhe S. S., 19 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Shtetit tutje ka njoftuar se në kërkim janë shpallur edhe tre shtetas të tjerë, B. D., 30 vjeç, I. K., 49 vjeç dhe L. D., 20 vjeç.

Në kuadër të këtij operacioni, Policia e Shtetit ka njoftuar se ka bërë arrestimin në flagrancë të dy personave të dyshuar, G. Z., 33 vjeç, nën dyshimet për kultivim të narkotikëve dhe A. K, 39 vjeç, nën dyshimet për prodhim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se materialet rreth këtij rasti i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për hetime të mëtejshme.