Foto-ilustrim

Policia e Kosovës shkatërron mbi 240 bimë narkotike

Dy parcela me bimë narkotike Canabis Stativa të kultivuara, janë shkatërruar sot në Gjakovë nga Policia e Kosovës.

Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Perëndimi (DRPK) ka bërë inqizimin me dron në terenin e dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike dhe pastaj është bëri identifikimi i vendit.

“Në një parcel janë afërsisht 170 fije (copë) dhe në pacelën e dytë janë mbi 75 fije (copë), të gjitha në gjatësi; 2 deri në 3 metra, ndërsa një parcel tjetër (e tretë) ishte në fazën e përgaditjes për kultivim (gropat e hapura për vazhdim të veprimit për kultivim)”, thuhet në komunikatë.

Për këtë ngjarje është njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia anti- drogë në Gjakovë, ku të gjitha bimët narkotike kanë hyrë në procesin e shkatërrimit (djegies).

Tutje në komunikatë thuhet se Policia e Kosovës është duke vazhduar realizimin e planit operacioneal për të luftuar këtë dukuri të negative dhe duke ndërmarrë veprime sipas ligjit në fuqi.