Ilustrim

Policia e Kosovës me operacion anti-drogë në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve intensive sot në rajonin e Mitrovicës veri, është duke realizuar një operacion policor anti-drogë.

Policia tutje ka theksuar se lidhur me rezultatet apo detajet e këtij operacioni të anti-drogës do të njoftojnë me kohë pas pranimit të raporteve apo informatave nga njësitet në teren.

Organet e rendit kanë përmendur operacionet e vitit të kaluar.

“Policia e Kosovës në  fushën e parandalimit, hetimit dhe zbulimit të trafikimit me narkotikë edhe gjatë vitit të kaluar ka ndërmarr disa operacione të suksesshme policore ku janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të dyshuara narkotike, janë zbuluar laboratorë droge, janë arrestuar numër i madh i personave të dyshuar, si dhe janë shpartalluar grupe të ndryshme kriminale në mbarë vendin”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.