Ilustrim, Foto: Gerd Altmann

Policia: Dy raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës në 24 orë

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Në Graçanicë një grua ka raportuar se ka probleme me bashkëshortin e saj.

Sipas saj, i njëjti është agresiv dhe nën ndikimin e alkoolit  e ka sulmuar fizikisht dhe ka thyer gjërat në shtëpinë e prindërve të saj.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor”- thuhet në raportin e Policisë.

Policia ka njoftuar se pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është liruar dhe lënda është procesor në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë një grua ka raportuar se bashkëshorti i ka thënë “dilni nga shtëpia”.

“Viktima ka raportuar se bashkëshorti i saj i sëmurë mental i ka thënë ‘dilni nga shtëpia’”- thuhet në raportin e Policisë.

Tutje thuhet se i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.