Ilustrim.

Policia arreston dy të dyshuar nga Shqipëria, në veturë mbanin 5kg marihuanë

Policia arreston dy të dyshuar nga Shqipëria, në veturë mbanin 5kg marihuana

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë, përkatësisht në fshatin Brekoc gjatë kontrollit në një automjet ku gjendeshin dy burra, shtetas të Shqipërisë, janë gjetur dhe konfiskuar 5kg substancë narkotike të llojit marihuanë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:31, dhe të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.