Policia arreston disa persona që ishin shpallur në kërkim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit, në raste të ndara, i ka arrestuar disa persona të cilët ishin shpallur në kërkim.

Në një rast në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë të premten, PK njofton se në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një  person dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Në kryeqytet ka ndodhur edhe një arrestim i një personi që ka qenë në kërkim nga organet e rendit. Rasti ka ndodhur në sheshin “Nënë Tereza” si edhe një rast tjetër i ndarë në rrugën “Nazim Gafurri” të premten rrerh orës 23:20.

Tjetri arrestim ka ndodhur në Drenas, rreth orës 04:15. Arrestimi është kyer në bazë të urdhëresës lëshuar nga gjykata. Një tjetër person është vënë në pranga në këtë qytet, të premten rreth orës 19:33.

Edhe në Obiliq dje rreth orës 09:40, në bazë të urdhëresës lëshuar nga  gjykata, është arrestuar një  person dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Kurse në Aeroportni ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, dje pasdite në bazë të fletë- arrestit ndërkombëtar, është  arrestuar  i kërkuari , shtetas i Maqedonisë  se Veriut dhe i njëjti  është dërguar në mbajtje.

Edhe në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, mbrëmë në ora 20:00, Policia ka bërë të ditur se në bazë të urdhëresës lëshuar nga  gjykata, është arrestuar një  person dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës.

Arrestim ka pasur edhe në qytetin e Pejës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Mbretëresha Teutë”, mbrëmë në ora 19:25, në bazë të urdhëresës lëshuar nga  gjykata, është arrestuar një  burrë dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.