Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia arreston disa persona për ushtrim të dhunës në familje

Gjatë 24 orëve të fundit policia ka arrestuar disa persona nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje.

Një burrë nga Fushë Kosova është arrestuar të premten pas mesnate pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas policisë, viktima ka marr trajtim mjekësor, derisa me vendim të prokurorit,  derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Graçanicë po ashtu u arrestua një burrë pasi dyshohet se kishte sulmuar bashkëshorten e tij. Policia thekson se viktimës i është ofruar trajtimi mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Arrestim tjetër për dhunë në familje pari edhe në kryeqytet, ku policia arrestoi një burrë nën dyshimin se kishte kanosur babanë e tij. Në raport policor theksohet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një burrë nga qyteti i Ferizajt po ashtu u arrestua pasi kishte kanosur me jetë prindërit e tij. Policia bënë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Derisa, arrestim për dhunë në familje pati edhe në Pejë. Policia ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se më 19 qershor kishte sulmuar nënën e tij e cila kishte pësuar edhe lëndime trupore.

I dyshuari, sipas policisë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.