Foto: KALLXO.com

Policia arreston 4 të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar 4 persona të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore.

Sipas policisë, operacioni për kapjen e të dyshuarve ka zgjatur disa ditë.

“Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), me datën 25 dhe 26 gusht 2021, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar, mbi dyshimin e bazuar për kryrjen e veprave penale  “Trafikim me Njerëz” dhe “Shërbime seksuale të viktimës së Trafikimit”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, i dyshuari i katërt është arrestuar sot.

“Ky operacion policor ka vazhduar edhe sot (30 gusht 2021), me ç’rast është identifikuar dhe arrestuar edhe personi i dyshuar i katërt nën dyshimin e kryrjes së veprave të njëjta penale”, thuhet në tutje aty.

Tuje policia sqaron se lidhur me këtë rast janë identifikuar dy viktima të trafikimit të cilave i’u është ofruar mbrojtje dhe strehim i sigurt dhe po trajtohen në bazë të procedurave të parapara.

Sipas policisë, personat e dyshuar me vendim të prokurorëve kompetent janë dërguar në mbajtje.