Policia: Afër trupit të pajetë të zyrtares policore u gjet arma zyrtare

Një zyrtare policore e rajonit të Gjilanit me gradë rreshter, e cila kishte punuar në operativën rajonale është gjetur e vdekur në hapësirat e varrezave të qytetit në Gjilan.

Policia e Gjilanit ka njoftuar se në afërsi të trupit të pajetë të zyrtares policore është gjetur arma e saj zyrtare.

Ajo ka qenë jashtë detyrës zyrtare gjatë ditës së sotme.

“Nga hetimet e para mësohet se viktima A.I., e moshës 53 vjeçare është zyrtare policore, jashtë detyrës zyrtare”, ka thënë Ismet Hashani për KALLXO.com.

KALLXO.com raportoi sot për ngjarjen tragjike që ndodhi në Gjilan.

Rreth orës 16:00 policia kishte marrë informacionin për një trup të pajetë në hapësirat e varrezave të qytetit të Gjilanit.

Me të marrë informacionet ekipet policore, ambulanca dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Tutje është ftuar edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore për të tërhequr trupin për obduksion.