Podujevë, shoqërohet në Polici një person për videon ku shihet një fëmijë duke vozitur

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 4 janar hetuesit e stacionit në Podujevë kanë shoqëruar në stacion një të dyshuar në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shihet një fëmijë duke vozitur një veturë.

Rasti po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihet një fëmijë duke vozitur veturën ndërkohë që personi që incizon, që duket të jetë prindi i tij ose ndonjë familjar tjetër, e inkurajon me shaka të shkelë ndonjë këmbësor.