Ilustrim

Podujevë, arrestohen një i mitur dhe 2 të rritur, dyshohen për vjedhjen e stolive në vlerë 7 mijë euro

Një i mitur dhe dy të rritur janë arrestuar të enjten pasi dyshohen se kanë vjedhur stoli ari në vlerë 7 mijë euro.

“Sot hetuesit e stacionit policor të Podujevës, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën vjedhje grabitqare e cila është raportuar me datën 17.02.2023” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Vjedhja grabitqare ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Sibovc.

Policia njofton se pas përfundimit të procedurave policore, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.