Foto-ilustrim

Plagosje e therrje me thikë në Prishtinë

Dy burra nga Prishtina kanë mbetur të plagosur dje rreth orës 15.

Policia  ka njoftuar  ka hasur në tre të dyshuar, njëri prej të cilëve ishte i plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa një tjetër i therur me thikë.

Sipas policisë, të lënduarit janë dërguar në QKUK dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe disa thika. Me vendim të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është liruar, ndërsa për  dy të tjerët që gjenden në QKUK iu është lëshuar vendim për ndalim.