Pjesëtarë të FSK-së dhe Policisë së Kosovës certifikohen për gjuajtje me snajper

Gjatë ditës së sotme disa pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës janë certifikuar për gjuajtje me snajper.

Sipas njoftimit të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, certifikimi i këtyre pjesëtarëve është bërë për shkak të ngritjes së kapaciteteve profesionalë të këtyre institucioneve.

“Ngritja e kapaciteteve profesionale  dhe taktike është prioritet i FSK-së, ku nga sot FSK-së i shtohen kuadro specialistike, mirë të përgatitura nga instruktorë të  Policisë së Kosovës në fushën specialistike të shenjëtarisë, asete shtetërore këto që do të përdorën për të mirën e të gjithëve”, thuhet në komunikatë.