Ilustrim, Foto: Gerd Altmann

Pesë raste të dhunës në familje në Kosovë - katër persona dërgohen në mbajtje

Pesë raste të dhunës në familje u raportuan në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Nga një rast u raportua në Fushë Kosovë, Kamenicë, Rahovec, Gjakovë dhe Mitrovicë të Jugut.

Në Fushë Kosovë, ankuesi burrë u ankua se i dyshuari i ka shkaktuar dhunë psiqike dhe kanosje. Rasti po hetohet.

Rasti në Kamenicë ka të bëjë me arrestimin e një burri i cili dyshohet se ka sulmuar verbalisht dhe kanosur dy viktimat gra. Tek i dyshuari janë sekuestruar dy armë zjarri dhe 184 fishekë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një grua në Rahovec ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë. Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Gjakovë u arrestua një burrë që kishte sulmuar fizikisht një grua. Viktima ka pranuar tretman kurse i dyshuari u dërgua në mbajtje.

Rasti i Mitrovicës së Jugut ka të bëjë me të dyshuarin i cili ka demoluar orenditë shtëpiake dhe ka sulmuar viktimën grua. I dyshuari u dërgua në mbajtje.