Ilustrim

Pesë raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Në katër raste, gratë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga bashkëshortët e tyre, ndërsa në njërin rast një grua është kanosur përmes telefonit.

Pesë të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Dy raste janë raportuar në Prishtinë, një në Shtërpcë, një në Deçan dhe një tjetër në Malishevë.