Përvjetori i Pavarësisë, sheshet e Prishtinës deri në mbrëmje pa flamurë

Nesër shënohet 15-vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e rrugët e sheshet e Prishtinës kanë nisur të marrin pamje festive pasdite dhe në mbrëmje.

KALLXO.com ka siguruar pamje ku shihen punëtorët e Komunës duke vendosur flamujt në shtylla rreth orës 20:00.

Në anën tjetër, drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, sot ka shpërndarë një fotografi në profilin e tij në Facebook, ku shihen flamujt e vendosur në njërën prej rrugëve të kryeqytetit.