Përfshihet nga zjarri një objekt në Komoran, nuk raportohet për të lënduar

Një objekt është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Komoran të Drenasit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila tha se bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, në këtë rast janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Ahmeti thotë se aktualisht zjarrfikësit dhe policia  janë në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësja e PK-së thekson se hetuesit në koordinim me prokurorinë, ka nisë një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.