Për shkak të renovimeve, disa departamente të Fakultetit Filologjik do të vazhdojnë mësimin online

Këshilli studentor në Fakultetin Filologjik ka njoftuar se nga dita e hënë në disa departamente mësimi do të vazhdojë online.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” kanë bërë të ditur se kjo do të bëhet për shkak të disa renovimeve që do të bëhen në sallat e departamentit të gjuhës shqipe, letërsisë shqipe, gjuhës turke, gazetarisë dhe orientalistikës.

Marrëveshja është bërë që punimet të mbarojnë brenda 60 ditëve.

“Në takim mes përfaqësuesve të Fakultetit dhe donatorit TIKA, kishte marrëveshje që punimet të mbarojnë brenda 60 ditëve”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, mësimi do të vazhdojë online përmes Google Meet.