Për 5 ditë policët e rajonit të Prishtinës realizojnë afër 60 urdhëresa të gjykatës

Zyrtarët policor të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës për pesë ditë, nga 24 korriku deri më sot kanë realizuar gjithsej 58 urdhëresa të gjykatës.

Në një njoftim për media, nga ana e kësaj drejtorie është thënë se në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 58 urdhëresa të Gjykatës, prej tyre 27 urdhëresa për vepra penale.

Në këto aksione, policët arritën që të arrestojnë 23 persona.

Policia ka thënë se konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.