Ilustrim

Pejë, vëllai e godet motrën me shkop druri

Tri raste të dhunës në familje janë regjistruar dje në Kosovë.

Policia njofton se njëri rast, në Prishtinë është arrestuar një burrë, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim te prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rasti tjetër ka ndodhur në Pejë. Dje gjatë ditës është arrestuar një i mitur, pasi që me shkop druri ka goditur motrën e tij, të dy nga komuniteti rom.

Viktima nuk ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Gjakovë dje u arrestuar i dyshuari, pasi që ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër  kosovare.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.