Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Pejë, gjendet i vdekur një burrë në një shtëpi të pabanuar

Një burrë është gjetur pa shenja jete, në një shtëpi të pabanuar dje në Pejë.

Në vendin e ngjarjes, sipas policisë është konfiskuar një revole me 15 fishekë dhe një gëzhojë.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor, në vendin e ngjarjes.

Me vendi të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Rasti është cilësuar si hetim i vdekjes.