Pejë, arrestohet një person për dhunim

Policia e Kosovës njoftoi se një person është arrestuar nën dyshimin për dhunim.

Sipas forcave të rendit, i njëjti është liruar pas intervistimit.

Ngjarja, sipas policisë, ndodhi të shtunën në qytetin e Pejës.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa  viktima është dërguar në shtëpinë e sigurt” – thuhet në raportin 24-orësh të forcave të rendit.