Ilustrim

Pejë, arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë

Policia ka arrestuar një person të dyshuar për vrasje në tentativë në Pejë.

Sipas njoftimit, Policia ishte njoftuar dje rreth orës 7:15 për të shtëna me armë zjarri në një lokal në fshatin Vitomericë.

Në këtë incident një person ka pësuar lëndime.

“Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit të ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion ka takuar dy persona, njëri nga ta ishte i lënduar nga arma e zjarrit, i lënduari menjëherë është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”- thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin, Policia ka njoftuar se është gjetur dhe sekuestruar arma e cila dyshohet që ishte përdorur nga i dyshuari.

Ndërsa, i dyshuari R.K., i lindur më 1989, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ёshtё ndaluar për 48 – orё.