PDK thërret konferencë për media - VIDEO

Partia Demoraktike e Kosovës ka thirrur sot një konferencë për media.

Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet në orën 20:00, por ende nuk dihet se cila do të jetë tema e kësaj konference.

Kujtojmë se sot janë bërë gjashtë muaj nga ngritja e propozim-aktakuzës për krime lufte ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Kryetarit të PDK-së,Kadri Veselit, që parasheh fundin e afatit kur aktakuza duhet të konfirmohet apo hedhet poshtë nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në qershor kishte njoftuar se ndaj  Thaçit dhe  Veseli kishte dorëzuar aktakuzën në Gjykatën e Specializuar për krime lufte.

Aktakuza i është dërguar Gjykatës më 24 prill 2020, në të cilën Thaçi e Veseli përmenden si të akuzuar  për vrasjen e 100 civilëve.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake, është ende duke shqyrtuar bazueshmërinë e kësaj aktakuze  dhe aktakuza nuk është bërë publike ende.

“Derisa një aktakuzë të bëhet publike, ajo mbetet konfidenciale së bashku me procedurat për rishikmin e saj”, thuhet në një përgjigje nga Dhomat e Specializuara për KALLXO.com

Ata madje kanë dhënë indicie se aktakuza mund të mos bëhet publike edhe deri në një dalje eventuale para gjyqit, të të akuzuarve.

“Rregullorja e Procedurës dhe Provave para Dhomave të Specializuara  siguron se nëse aktakuza konfirmohet ajo bëhet publike jo më vonë se nga paraqitja për herë të parë në gjykatë”, thuhet tutje në përgjigje.