Foto: Denis Sllovinja

Pas 13 shtatorit, zyrtarët publik nuk mund të shkojnë në punë pa u vaksinuar

Të gjithë punonjësit e sektorit publik në vend, pas datës 13 shtator, nuk do të mund të futën në vendin e tyre të punës, nëse nuk e dëshmojnë se janë vaksinuar ose janë negativ në testet për COVID-19.

Kështu ka thënë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në mbledhjen e Qeverisë ku po vendosen masat e reja kufizuese për parandalimin e pandemisë së COVID-19.

“Të gjitha institucionet publike dhe private janë të obliguara të punojnë vetëm  me staf esencial deri më datën 13 shtator, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publikë, pas kësaj date, punonjësit e institucioneve publike, të ndërmarrjeve publike, duhet të posedojnë një nga dëshmitë, si certifikata e vaksinimit apo testet përkatëse në mënyrë që të u lejohet hyrja në ambientet e punës”, tha ai.

Vitia paralajmëroi se kjo masë do të zgjerohet edhe në sfera të tjera.

“Kjo masë gradualisht do të përfshijë edhe shumë sfera të tjera të jetës ekonomike dhe sociale”, tha ai.