'Parku i Aventurave' në Gërmi - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po ndiqni debatin e dytë kushtuar ‘Parkut të Aventurave’ që po synohet të ndërtohet në Gërmi.

Pse ky projekt është në kuadër të Drejtorisë së Kulturës, e jo në Drejtorinë e Parqeve?

Cili është arsyetimi i drejtorit të Kulturës, Ardian Berisha, për projektin që synon të bëhet në Parkun e Gërmisë?

Pse organizatat e shoqërisë civile po vazhdojnë kundërshtimin që ky projekt të ndërtohet në lokacionin e përcaktuar në Gërmi?

Çka thotë inxhinieri, Pëllumb Gjinolli, që ka hartuar raportin mjedisor për “Parkun e Aventurave”?

A ka tejkalim të procedurave ligjore nga ana e Komunës së Prishtinës për këtë projekt?

A ka gjasa që Komuna të bindet për ndryshimin e lokacionit?

Për këtë temë do diskutojnë: Adrian Berisha, drejtor i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Pëllumb Gjinolli, këshilltar ambiental dhe inxhinier i mjedisit, Flutra Zymi, organizata ‘Qytetarët aktivë’, dhe Krenare Salihu nga WWF (Organizata Botërore për Mbrojtjen e Natyrës).

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.