Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtina do të bëhet me vepër artistike për gratë ushtare

Një vepër artistike me emrin “Ushtarja e panjohur” pritet të vendoset në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë.

Drejtori i Kulturës në komunë, Adrian Berisha, ka thënë se kjo vepër do vendoset në nderë të shumë ushtareve gra të Kosovës që nuk kanë monument në Republikën e Kosovës.

Vepra artistike pritet të vendoset në parkun e ProCredit-it.

Drejtoria e Planifikimit Hapësinor e ka aprovuar këtë iniciativë, ndërsa ka mbetur të votohet edhe në Kuvendin Komunal.

Në Prishtinë deri tani është vetëm memoriali ‘Heroinat’ i cili është vënë në nderim të grave të përdhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

KALLXO.com më herët gjatë këtij viti ka raportuar për mungesën e monumenteve të grave shqiptare që kontribuuan në mënyra të ndryshme për çlirimin dhe demokratizimin e vendit.

Në Kosovë ka shumë pak monumente të grave që kanë qenë pjesë e luftërave, në mesin e tyre është ajo e Xhevë Lladrovcit dhe Shotë Galicës, Hyrë Emini në Ferizaj si dhe pritet të ndërtohet shtatorja e Myrvete Maksuataj në qytetin e Pejës.

Gratë e fuqishme shqiptare pa shtatore në hapësira publike