Berisha: Kohëve të fundit ka më shumë bullizëm në rrjete sociale

Adrian Berisha, ish-drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, ka thënë se bullizmi është problem sistematik i shoqërisë tonë.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime” shtoi se në rastin e fundit te videoja e profesorit nga Vushtrria u bullizuan dy persona – ai dhe deputetja që kishte reaguar për rastin.

“Problemi i bullizmit është problem sistematik i shoqërisë tonë dhe për këtë fajin duhet t’ia lëmë vetes si dhe të shohim se cilët hapa të marrim si shoqëri. Një gjë që e kam vërejtur këto ditë me rastin e videos ku vallëzon një profesor dhe rastin e deputetes Fjolla Ujkani ka qenë një bullizëm edhe ndaj dy palëve, fillimisht ndaj profesorit më pas drejt deputetes”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, kohëve të fundit ka më shumë bullizëm në rrjete sociale.

“Një bullizëm shumë i shpeshtë është ai i rrjeteve sociale i njohur si ‘cyber bullying’, kështu ka qenë bullizmi i rastit të fundit”, ka thënë tutje Berisha.