Papa Françesku lan këmbët e të burgosurve

Në një ritual të së Enjtes së Shenjtë që simbolizon përulësinë, Papa Françesku lau dhe thau këmbët e dhjetra të burgosurve në objektin Casal del Marmo në periferi të Romës.

Rituali kujton larjen e këmbëve që Jezusi u bëri 12 apostujve të tij natën para vdekjes së tij.

Papa përsëritti këtë ritual tek 10 burra dhe dy gra të burgosur në këtë qendër.

Objekti i Casal del Marmo në periferi të Romës është i njëjti burg për të mitur ku Papa Françesku kreu ritualin e parë të larjes së këmbëve. Sky.com