Pamje – Rruga në lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë përmbytet nga uji pas reshjeve të shiut

Një qytetar ka dërguar një video në adresë të KALLXO.com, në të cilën shihet se një rrugë në lagjen ‘Kalabria’, në afërsi të objektit të njohur si ‘Termokiss’, është mbuluar nga uji, pas reshjeve të shiut, mesditën e sotme.

Në anën tjetër,  Instituti Hidrometereologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se vendi jonë ditëve në vijim mund të përballet me vërshime.

Përmes një njoftimi për media, Instituti ka thënë se reshjet e ditëve të fundit kanë ndikuar në tejngopjen e tokave, sidomos nëpër viset e ulëta dhe përgjatë rrjedhave lumore.

Instituti Hidrometerologjik paralajmëron vërshime gjatë ditëve në vijim