Vjosa Osmani - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Osmani tregon pse nuk e ftoi opozitën për të diskutuar për refuzimin për mbajtjen e zgjedhjeve serbe

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk e ka ftuar opozitën në takim për të diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë për dy arsye.

“Për shkak se para atij takimi unë i kam ftuar në evente të tjera, ku ata nuk vinin, dhe ka qenë përshtypja ime se ata nuk dëshirojnë t’i diskutojnë, kjo ka qenë arsyeja e parë, dhe arsyeja e dytë ka qenë sepse ata tashmë ishin deklaruar publikisht për këtë temë dhe dihej qëndrimi i tyre, dhe ata në asnjë moment nuk kanë shprehur gatishmëri që të konsultohemi bashkë”, tha ajo.

Më 3 prill, Serbia ka mbajtur zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe për disa komuna.

Për herë të parë, Kosova nuk lejoi mbajtjen e këtyre zgjedhje brenda territorit të saj.

Opozita kishte akuzuar pushtetin se nuk i kishte kërkuar takim për të vendosur për këtë çështje.

https://kallxo.com/lajm/zgjedhjet-serbe-ne-kosove-pse-qeveria-injoroi-opoziten/